Nga Nasho Jorgaqi
Nuk e mbaj mend mirë se kur jam takuar për herë të parë me Ali Asllanin. Ka mundësi që të ketë qenë nga fundi i viteve 50, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja në slitëpinë botuese “Nairn Frashëri”. Fakti që nuk e mbaj mend takimin e parë me poetin shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohës. Ndofta, nuk i kam dhënë rëndësi dhe s’e kam marrë për gjë të madhe jo vetëm pse isha i ri, por edhe pse brezi ynë, i edukuar me frymën militante të ditës, nuk tregonte ndonjë vëmendje të veçantë ndaj shkrimtarëve të gjallë të traditës. Ata na dukeshin si etapa të kapërcyera, ndërkohë që lidhjet tona shpirtërore i kishim kryesisht me letërsinë bashkëkohore. Ka, megjithatë, dhe një shpjegim tjetër pse ai takim më ka kaluar pa lënë gjurrnë. Atje ku punoja, kisha të bëja për ditë me disa nga personalitetet e letësisë shqiptare të traditës. Dhe këta si duket më mjaftonin.
Në shtëpinë botuese atëherë redaktonim dhe përgatitnim për botim në rradhë të patë vepra të letërsisë shqipe, por dhe nga letërsia e huaj. Dhc kjo bënte që të trokisnin në djert e zyrave tona shkrimtarë të të gjithë brezave. Në mes tyre ishin dhe shkrimtarë të brezit të vjetër. Këta të fundit do të vinin, me sa mbaj mend, aty nga mbarimi i viteve 50. Më kujtohet mirë Milto Sotir Gura që solli një vëllim me tregime të shkruara në kohën e Rilindjes, apo Nexhat Hakiu me poezitë e tij. U dha atëherë orientimi që të botoheshin vepra të traditës mbi bazën e disa kritereve, dhe kështu ne botuam romanin “Sikur t ‘isha djalë” të H. Stërmillit, “Lirika” të L. Poradecit etj. Në këto rrethana erdhi në dyert e shtëpisë sonë botuese edhe poeti Ali Asllani,
Ardhjet në redaksi
E nëse nuk më kujtohet takiini i parë, nuk më kanë dalë nga mendja ardhjet e tij Lë herëpasherëshme në zyrat tona, që vazhduan për disa kohë. E kam parasysh si tani kur, pasi trokiste lehtë dera, shfaqej pamja e poetit plak, shtatmesatar, me trup të ronitur, por të drejtë, me një fytyrë të kuqërremtë, me ca sy të vegjël, por tepër të gjallë e të ëmbël. Ashtu i drojtur hiqte kapelen republike dhe na zgjaste dorën. Kishte në sjelljen e tij jo vetëm shumë mirësjellje, por dhe elegancë e delikatesë, që me kohë do ta kuptoja se kjo i vinte jo aq nga që kish qenë dipomat, se sa nga shpirti i artistit. “Jemi njerëz të bukurisë, or tungjatjeta”, do të më thoshte më vonë. Ai kish një natyrë të afrueshme, pa kurrfarë sqime, një zë të butë dhe vështrim ngaherë dashamirës, gati prekës. Dinte të komunikonte me të gjithë, madje me ne të rinjtë ndjehej çuditërisht në mjedisin e tij. Më pas ai do të më thoshte se “Vërtet ju të rinjtë fitoni nga ne pleqtë, por ne të moshuarit fitojmë më shumë nga ju, fitojmë nga energjia dhe freskia e vërsës së re, nga risia e mendimeve dhe e sentimenteve. Në mes jush ne ndjehemi më të rinj dln kjo ëslilë gjë e madhe, kur ke shumë mote mbi kurriz”.
Kuptohet se përse brenda një kohe relativisht të shkurtër u krijuan midis nesh raporte dashamirëse e komunikuese dhe kjo në radhë të parë falë poetit, i cili dinte të hynte natyrshëm në psikologjinë dhe interesat e ne të rinjve, që aspironim drejt dyerve të artit. Qenë këto raporte të ngrohta njerëzore, të cilat të bënin të harroje moshën dhe të mos kishe pothuaj asnjë kompleks, siç ndodhte jo rrallë me të tjerët. Me Ali Asllanin zhdukeshin jo vetëm kufijtë e moshës, por edhe kufljtë mes jetës dhe artit, të cilat ai i bënte pjesë të njera-tjetrës. Ai arrinte që me thjeshtësinë dhe konfidencën që krijonte, të mos ndjehej diferenca e brezave, madje të ndjeheshe i barabartë me të. Aq e vërtetë ishte kjo sa, në bisedë e sipër, pa kuptuar, e harroje distancën dhe i hapeshe vetiu. I rrëfeje gazet e dertet rinore dhe ai në ato çaste lumturohej dhe përsëriste, herë me zë e here nën zë fjalët italisht “Amore e felicita”. Një shprehje që sikur përbënte kutlin e tij, kodin e rinisë së përjetshme, pas të cilit ai mbahej fort edhe në moshën e
pleqërisë. sado që kjo mund të lingëllonte për ne të rinjtë si diçka në mes absurdit dhe utopisë. Por kishte arste kur ai guxonte të pyeste dhe ëpr intimitete, , ndonjëherë gati liçencioze. Dhe këtë e përligjte duke arsyetuar: “Mos ma vini veshin, se mua më ka dalë turpi, pyes pa teklif, me allallexhan, or tungjatjeta!”
Poeti vinte të trokiste në dyert e shtëpisë sonë botuese për të botuar një libër me vjersha, por botimi për të nuk ishtc gjë e lehtë. Megjithë dashamirësinë dhe gaishmërinë që tregonim ndaj poetit unë dhe Drago Siliqi, drejtori i shtëpisë botuese, botimi i një libri me vjersha të tij nuk varej vetëm prej nesh. Ndërhyrja dhe përçapjet loua pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, edhe pse atje Shefqet Musarai ishte një nga drejtuesit e saj dhe ndjekës i hershëm i poezisë së tij, nuk dhanë asnjë rezultat.
Biografia” e poetit, përbënte pengesën c vetme që ai të “rihynte” në letërsi dhe të shfaqej rishtaz para publikut. Plaku i mirë ishte i ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe, ashtu siç dinte të fliste ai, rne një çiltërsi prekëse, na tha se kish qenë diplomat në Trieste, Sofie dhe Athinë deri në vitin 1932, pastaj kryetar bashkie në Vlorë dhe në fund, gjatë pushtimit fashist anëtar i Këshillit të Shtetit.
Mik i Isamil Qemalit
Por, ndërkaq, edhe pse këto i tregonte me druajtje, nuk rrinte pa folur dhe për disa merita të tij, kur na kujtonte se kish qenë njeri i afërt i Ismail Qemalit apo që në kohën e Luftës së Vlorës u qe kundërvënë pushtuesve italianë duke u bashkuar me kryengritësit. (Kështu kish lindur marshi i fittores, kënga “Vlora-Vlora”.) Madje shtonte me krenari se, kur qe vrarë Perlat Rexhepi në Shkodër, kish shkruar një vjershë për të. Të qenit anëtar i Kësfiillit lë Shtetil më 1942 nuk e kish penguar të shkruante dhe vjershën “Hakërrimë”. Mbaj mend se dhe këto argumenta nuk mjaftuan që t’i hapej drita jeshile vëllimit me vjersha, që poeti kish sjellë prej muajsh në redaksi. Atëherë nuk kishte rrugë tjetër.
I thashë ti drejtohej Hysni Kapos
Një ditë, kur erdhi në redaksi, i thashë miqësisht: “Dërgo një letër lart. Pa një miratim prej andej, nuk bëhet gjë”, dhe i përmenda disa raste. Poeti plak u mendua, vështroi nga dritarja dhe, duke më parë pastaj në sy, më tha shkurt: “Mirë, mor bir, u bëftë!”.
Nuk kaloi sliumë kohë dhe një mëngjes më del përpara në rrugë, kur shkoja për në zyrë, dhe i ngazëlluar më thotë: “Doli për mirë ajo letër. 1 shkrova Hysni Kapos dhe m’u përgjigj pozitivisht. Ti rrofsh”. Dhe mori e më përqafoi. Më ka mbelur në mcnd fakti që ishtc aq i gëzuar sa i gjithë trupi i dridhej nga emocioni. Më pas më treguan se mbi letrën e poetit Hysni Kapua kishte vënë shënimin “T’i plotësohen të dy kërkesat këngëtarit të Luftës së Vlorës”. Kërkesat e tij kishin qenë: t’i jepej e drejta e botimit dhe të bëhej anëtar i Klubit të Shkrimtarëve.
Kështu, në muajt e parë të vitit 1960 u botua përmbledhja “Vidi vidi, pëllumbeshë dhe Hanko Halla”, paraqitur dhe redaktuar nga kritiku Razi Brahimi. Libri u prit shumë mirë dhe kjo, veç të tjerash, dhe për arësyen se poezia e Ali Asllanit ishte një poezi krejt tjetër nga ajo që shkruhej e botohej asokohe. Poeti i Labërisë i preku lexuesit e brezit të ri me lirizmin dhe sinqeritetin e thellë të verbit të lij poetik. Në kopjen e librit që më dhuroi, më ka shkruar këto fjalë: “Të dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, të kam gjetur me pak poezi, me shumë dashuri” – Ali Asllani Tiranë, 20 gusht I960″. Pas botimit, poeti u bë i pranishën edhe fizikisht në rrethet letrare. Filloi të hynte e të dilte lirisht në Klubin e Shkrimtarëve. Do të vinte herë pas here nëpër mbledhjet e debatet që zhvilloheshin dhe, ajo që nuk më harrohet, xha Aliun do ta shikoje çdo ditë në sallën e Klubit duke pirë kafe ose me një gotë të vogël rakie a konjaku përpara. Zakonisht poeti nuk qëndronte aq në shoqëri me shokët e moshës së tij sesa me ne të rinjtë. Edhe ne të rinjve poeti na tërhiqte e na bënte për vete më shumë se me kulturën e gjerë, siç ndodhte, ta zëmë, me Lasgushin apo M. Kutelin, apo me mendimet e guximshme dhe elokuencën e fjalës, si me S. Luarasin, me natyrën e tlj të butë e fjalën e ëmbël, me psikologjinë e hollë të artistit të vertetë, me thjeshtësinë dhe humorin e këndshëm. Ai ishte burim i pashterrshëm ngjarjesh nga jeta dhe historia shqiptare, një bashkëbisedues i shtruar e tepër i sinqertë. Ajo ç’ishte e veçantë qe afërsia, që dinte të krijonte në raste të caktuara dhe ti harroje që kishe të beje me një njeri të shtyrë në moshë e të dukej sikur bisedoje me një mik të vërsës tënde.
Disa moomente të bukura
Përpiqem tani pas pesëdhjetë e ca vitesh të sjell ndër mend disa nga momentet që më kanë mbetur prej sa e sa takimeve e bisedave të paharruara me poetin. Kujtoj që thioshte se vjershat e hershme i kish shkruar turqisht, kur ish student në Stamboll, dhe i kish botuar në revistat letrare të kryeqytetit të Perandorisë. Por, veç gëzimit të publikimit, kish ndjerë një boshllëk, se desh të komunikonte doemos me bashkatdhetarët e tij, nga që shpirti i këndonte këngë labe. Vetëm aty nga vitet 1913- 14 shkroi vjershat e para shqip. Ishin dufet atdhetare të kohës. Këto arriti t’i botonte vetëm pas shumë viteve. Të tjera shqetësime dhe interesa më të rëndësishme mbushnin asokohe jetën e poetit të ri. Ai kish kryer studimet e larta për shkencat politiko-shoqërore dhe administrata e re shqiptare kish nevojë për një kuadër të formuar, siç qe ai.
Besimi i madh që tregoi Isamil Qemali ndaj tij
Poeti e quante fat të madh dhe ndjehej tepër krenar që Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale e morale, e kish marrë pranë fill pas Sltpalljes së Pavarësisë dhe e kish emëruar Sekretar të Presidencës së Këshillit të Ministrave. Një vit e pak që kish punuar me të, thosh se kish përfituar aq shumë nga patriotizmi i plttkut të Vlorës, sa shqiptarizmin që i njihte vetes, ia detyronte në radhë të pare atij. Poeti kujtonte me dhembje momentin historik të ndarjes kur më 22 janar 1914 Ismail Qemuli, nën presionin e reaksionit vendas dhe të huaj, i detyruar të largohej nga Shqipëria, kish thirrur Aliun dhe i kish diktuar deklaratën e dorëheqjes, që i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, dhe lamtumirën popullit të tij.
Edhe më pas Ali Asllani nuk ish larguar nga administrata shqiptare. Lufta e Vlores e kish zënë kryetar të bashkisë së qytetit. Për dhjetë vjet kish shërbyer në diplomaci si konsull dhe ministër fuqiplotë i Shqipërisë. Nga karriera e tij diplomatike i pëlqente të bisedonte për kohën kur shërbente në Athinë. Opinioni atje nuk e dinte se nën kostumin e diplomatit shqiptar fshihej poeti, kur një gjë e tillë nuk do të ndodhte në vitet 30 me konsullin grek në Korçë, poetin Jorgo Seferis, nobelistin e ardhshëm. Opinioni e dinte se ç’përfaqësonte ai përtej të qënit konsull. Diplomati shqiptar nga kjo pikëpamje do të qëndronte në hije. Por interesat e tij letrare do t’i mbante zgjuar.
Poeti grek Pallamas, Gjergj Fishta dhe Ali Asllani
Kështu, ai do të më tregonte se si ishte njohur me poetin më të madh grek të kohës, Kostas Pallamasin. Falë atij ishte bërë e mundur dhe një vizitë e Gjergj Fishtës në Athinë, ku qenë takuar dhe dy poetët e mëdhenj. Ndërkaq lidhjet e Aliut me Pallamasin do të zgjeroheshin. Diplomati shqiptar do të takohej herë pas here me të. Do të shetisnin tok e do të shkonin madje deri në Pire e Korinth. Këto takime ai do t’i kujtonte me mall, duke shtuar se kish përkthyer dhe vargje të poetit në shqip, të cilat ia lexonte autorit dhe atij i bëhej qejfi pa masë kur i dëgjonte në gjuhën e mikut. I vinte keq që dorëshkrimi i këtyre vjershave i kishte humbur.
Në Athinë, në shoqërinë e Pallamasit, ai kish pasur rast të takohej e të njihej dhe me shkrimtarin e madh indian Rabindranat Tagorën. Ishte kjo një ngjarje e rrallë, për të cilën poeti mburrej. Edhe prej tij kish përkthyer nja dy proza poetike që s’dinte se ku kishin përfunduar. Me Pallamasin do të ruante miqësinë deri në fund, aq sa dhe kur vdiq, në ditët e rënda të pushtimit fashist (1941) i dërgoi të afërmve të tij një telegram ngushëllimi.
Në kryeqytetin grek ai e kishte mbyllur karrierën diplomatike në kundërshtim me dëshirën e tij. Zogu e kish ngarkuar me detyrën që, si përfaqësues i shtetit shqiptar, të interesohej dhe të fillonte bisedime për fatin e pasurive të shqiptarëve, sidomos bejlerëve, në Greqi. Grekët, që e konsideronin këtë gjë një çështje tepër të ndjeshme, nuk jopeshin kollaj dhe përdornin të gjitha mënyrat për t’iu shmangur ose për ta shtyrë në një kohë te papërcaktuar. Xha Aliu tregonte se me këtë çështje ishte marrë vetë kryeministri Venizellos. Madje ky e kishte pritur Ministrin fuqiplotë të Shqipërisë jo në selinë e lij zyrtare, por në mjediset e një anijeje ushtarake. Ishte një presion psikologjik që i bënte politikani dinak grek. Dhe fakti është se bisedimet nuk rrodhën në favorin tonë. Bejlerët u zemëruan aq shumë, sa ndërhynë te Zogu dhe mbreti nuk ia fali diplomatit të tij dështimin e bisedimeve. Ali Asllanin e kthyen urgjentisht, dhe pasi ndenji disa kohë pa punë, u zgjodh kryetar bashkie në Vlorë dhe qëndroi në këtë detyrë deri ni pushtimin fashist.
Poeti e kujtonte këtë kohë jo pa keqardhje dhe shtonte se çdo e keqe ka dhe një të mirë. Me këto fjalë ai kish parasysh se, pas mbylljes së karrierës diplomatike, iu hap vetvetiu karriera, si të thuash, letrare, sepse pikërisht rië fillim të viteve 30 emri i tij nisi të shfaqej në shtyp. Kështu, një herë më solli gazetën “Miku i popullit”, ku kish botuar vjershat “Vajza shqiptare” e “Dasma” dhe revistën “Minerva” me disa fragmente të poemës “Hanko Halla”. “Xha Ali, – e pyeta – ju kishit shumë kohë që shkruanit, po si shpjegohet që dolët para publikut kur po i afroheshit të pesëdhjetave?’ A tundi kokën dhe me një buzëqeshje të hidhur m’u përgjigj: “Sipas mentalitetit të kohës nuk ishte e hijshme që një funksionar i lartë të merrej me vjersha. Aq më tepër, të ishe poet e t’i këndoje dashurisë siç i këndoja unë. Eprorëve të mi, po dhe opinionit të qarqeve të larta, nuk para u pëlqente kjo gjë. Prandaj, unë për vite e vite shkruaja, si të thuash për vete dhe për një rreth të ngushtë miqsh, që ua lexoja me raste dhe i mbaja në sirtar”.
Në të vërtetë, para çlirimit poeti arriti të botojë veç librin “Mbreti ynë” (që se përmendëte) dhe përmbledhjen “Hanko Halla”, ku, veç poemës, përfshiu dhe vjershat e gjata “Vajza shqiptare” dhe “Dasma”. Gjatë okupacionit fashist vërejmë një vërshim të poezisë së tij, sidomos në suplementin letrar “Tomorri i vogël”. Janë vjersha erotike, po nuk mungojnë dhe vjersha me frymë të fuqishme atdhetare. Një pjesë të këtyre të fundit i kish shkruar në vitet 20, por që, duke u botuar në kohën e rezistencës antifashiste, merrnin një tigëllim aktual patriotik. Poeti në ato vite, ndonëse ishte anëtar i Këshillit të Shtetit, një post gati formal, ndjehej i shqetësuar për fatin e rëndë të atdheut të robëruar. Kush e njohu nga afër, s’kish si të mos e besonte kur ai rrëfente se pikërisht në këtë kohë kish shkruar vjersha kundër pushtuesve. Tek fliste për këtë gjë, të vështronet në sy. Vallë, a do ta besonim ne të rinjtë, që nuk mënonim të ishim skeptikë dhe me paragjykime ndaj të vjetërve? Ishte fjala kryesisht për vjershat “Perlat Rexhepi” dhe “Hakërrim”, dy krijime poetike tepër të ndjera, që mund të Iindin në zemrën e poetit vetëm në atmosferën e pushtimit. Nuk do ta harroj kurrë shkëlqimin e syve të tij, që shkreptinin nga një ngazëllim i brendshëm, kur një ditë, tek rrinim në klubin e shkrimtarëve, i thashë: “Xha Ali, një poet që ka shkruar marshin “Vloia Vlora”, s’kish si të mos shkruante këto dy vjersha. Ishin po ata breshkaxhinjë, që zotrote i njihje mirë si më 1920, ashtu dhe më 1940, apo jo?’ Ai, në vend që të më përgjigjej, më vuri dorën në qafë.
Pengu i Ali Asllanit që nuk mori eshtrat e Naimit nga Stambolli
Më kanë ngelur në kujtesë disa momente për të cilat ai më tregonte me emocion.
Kështu, kish një peng të hershëm, që i kish mbetur gozhdë në zemër. Ky ishte udhëtimi deri në Stamboll tok me disa patriotë vlonjatë në vitet 20 për të marrë eshtratrat e Naim Frashërit. Megjithë përpjekjet e bëra, s’ia kishin dalë në krye misionit të marrë përsipër. Dhe qe dëshpëruar aq shumë sa nuk ish çmallur dot as me Stmbollin, qytetin e rinisë së tij.
E kundërta kish ngjarë kur kish vajtur në Kalabri më 1918, i ftuar nga një mik arbëresh, dhc kish vizituar Maqin dhe Shën Mitrin, vendlindjen dhe kolegjin e De Radës. Duki vënë dorën në gjoks më thoshte: “Ja, këtu e kam, gjithë ç’ndjeva kur shkela në visel e tij. Një bukuri binjake si në anët tona. Po lëre pasandaj, or tungjatjeta, kur dëgjoja tek kuvendonin arbërisht. Më dukej sikur më fliste një mëmë e fatlume për poetin.