15 November 2011

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka dekoruar në një ceremoni të veçantë e solemne, një ndër diplomatët e funksionarët e parë të lartë të shtetit shqiptar, atdhetarin dhe poetin e shquar Ali Asllani (pas vdekjes), me Urdhrin “Nderi i Kombit”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, Presidenti Topi u dorëzoi familjarëve të z. Ali Asllani urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës, me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare për krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik që hyri në letërsinë shqipe si një ndër krijuesit e rrallë të poezisë”.

Kreu i Shtetit në fjalën e tij tha se “figura poliedrike e Ali Asllanit na jep mundësinë të motivohemi për ta studiuar në të gjitha planet e veprimtarisë së tij” dhe se ajo “do të mbetet një figurë e ndritur e kombit shqiptar”.