Shkrimtar: Luan Rama
Recitues: Alfred Trebicka
Të pashë në ëndërr
luaje piano në mes të natës që të tjerët të flinin,
luaje pa parë akrepat e orës së vjetër,
mbyllje sytë dhe luaje me mall, në dehje,
me gishtërinjte që binin lehtë
mbi dashuri jete dhe njëmijë fytyra,
të gjallësh dhe të vdekurish,
mbi mijra sy që të kanë adhuruar,
të pashë në ëndërr
duke luajtur piano gjer në ag
fqinjët e përgjumur kishin hapur dritaret
të dëgjonin sonatën tënde,
një sonatë hëne e mjalti,
kishe vite pa luajtur,
piano dergjej tutje në trishtin e madh të gishtërinjve të tu…
të pashë në ëndërr
ti luaje përsëri Mozart
si atëherë në stinë lulëkuqesh.