Shkrimtar: Ali Asllani
Recitues: Alfred Trebicka

Gugu gugu guguftu! 
As një zë… 
Mbase lemza shkon e zë 

Mbase shkon e dëgjon ora, 
Mbase këthenet guguftuja… 
Si e lash, m’u thaftë dora! 
Guguftun’me shtatë tuja? 

Dikur bija, si fajkua, 
Shtek më shtek e në sinor, 
Duke shkelur përmbi thua, 
Ajo pristene obor… 

E ajo e un’e Zoti, 
Na të tre dhe hiç njeri, 
Dhe në pika të çdo loti 
Yll i fatit rreth flori!