Shkrimtar: Flurans Ilia
Recitues: Alfred Trebicka
Murg i fjalëve ngele peng
psherëtimë e asaj psherëtime
merr frymë te të gjitha ritmet
varrosja dhe zhvarrosja e shqisave
në këtë pikë të gjithësisë
Piketon aty të pakëtat shenja të pikësimit
në lartësinë e duhur nga niveli i detit
buzëve të Drinit liqeri dremit
nën barkun e xixëllonjave
si një mendje e hapur
Fëmija ngujuar në vargje
Këtu, ku ende lexohet toka
si testament i një libri të shejtë