Shkrimtar: Faruk Myrtaj
Recitues: Rozi Kostani

Nën këmbët e berberit flokët e tim biri,

Flokët e tim biri përtokë hedhur.

Erdhi e mu qa i vogli, fyerje-brishti,

Për flokët e shkelur!

“Me gërshërë m’I priste, m’I hidhte përdhè

E shkelte mbi to…”

(Dëgjoni, o njerez, këtë berber

s’e le më të rroje!)

Si ta qetësoj e s’di si t’i them

Tim biri, fyer për herë të parë.

“Flokët?! Eh flokët, gjë pa nerv,

Berberi pastë dorën e mbarë…!”

I brishti im, i pamësuari me fyerje,

Që endè ngatërron flokët me kokën…

Berber, lëvduar qofsh prej meje,

Që fillove shpjegimin e Botës!