Shkrimtar: Faruk Myrtaj
Recitues: Alfred Trebicka

“Ata…”, i sollën aty ku ishim ne.

“Si ndëshkim…”, tha dikush. Një herë të vetme u thanë këto dy fjalë.

Pas njëzetë e dy vjetësh Ata u larguan nga aty, me dëshirën e tyre, ngaqë s’ishin më të padëshiruar.

Edhe prej nesh, të Atyshmëve të asaj kohe, kanë ikur, larguar prej aty, ose kanë mërguar.

Megjithatë, sot e kësaj dite, jo pak nga Ne s’jemi dot gati të besojmë se i kishin sjellë aty ku jetonim Ne dhe fëmijët tanë, pikërisht se aty kishte vetëm dy orë diell.

Edhe pse vetëm dy orë diell kishim edhe ne, NE s’ishim si Ata…

NE ishim të besuar të pushtetit,

NE ishim me pushtetin,

NE nuk ishim…, si ata!

Vetëm dy orë diell kishim, por NE s’ishim të prurë, si Ata.

NE ishim aty se dikush duhej të shërbente, NE s’ishim të sjellë për tu ndëshkuar, si Ata…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *