Shkrimtar: Ervin Hatibi
Recitues: Alfred Trebicka

Flene ne xhepa

Letrat e paderguara

I ndjej nen lekure rreshtat te peshperijne

Zarfat tek dridhen

Filateli qe te dashurit nuk do te mundin

Te ma shqisin nga mishi

Jane letra qe mbase edhe i shkrova

Por vetes ia dergova

Ne adresa te largeta

Thuaj se veten dua te sqaroj

Me arsyet e te tjereve

Per pamundesite e mia

Me flene nen lekure

Letra

Nje tufe e tere

Letra qe mbase edhe do te nisen

Ne fakt u nisen, por per tek une

Qe si kuti postare e vjedhur

Grumbulloj per vete nje fare ngrohtesie, fjale te mira

Qe vete i shkrova per te tjere aq mire

Sa nuk mundet askush te me shkruaje.