Shkrimtar: Ali Asllani
Recitues: Alfred Trebicka

Sikurse kismeti
të më pyeste mua:
ti o bir, çfar’ do?
Ku di unë i shkreti,
çfar’ ti thoshja dua,
po që, domosdo,
do i kisha thënë
një kope me dhënë
që të rroj me to!

Dua dhe një stan,
reth lajthi e than’,
afër një përrua,
më afër një krua,
dhe një pyll të lirë,
e një sepst’ të mirë!

Dua dhe një ftujë
nuse … guguftu,
ajo të mbajë ujë
edhe të bëj’ dru,
quati dhe unë
ta pështjellë me gunë
dhe ta mbaj mbi gju.

E kush ësht’ më mirë
nga një jet’ e lirë,
dhe asgje mbi krye,
vetëm….qiell dhe yje!