-
Entela Tabaku – Qeramikë
Shkrimtar: Entela Tabaku Recitues: Rozi Kostani 1. Jam prej dheu kujtimet m’i mbledhin qoshet me duer të lagta ia formojnë grykën poçes ku mbahem vegzat fundin e shtien në furrë dhe e pjekin jam prej dheu të djegun 2. jam prej dheu kujtimet m’i ngjyejnē qoshet me bojna të kuqe ia llakojnë grykën poçes ku […]
-
Entela Tabaku – I hodha retë
Shkrimtar: Entela Tabaku Recitues: Rozi Kostani I hodha rete ne det si carcafe te palame i laga me uje te krypun i ferkova me shkume me derrasa te mbytuna i rraha dhe i ndeva ne direke rete u shtrine u shpalosen u valeviten velat u fryne horizonti u hap dhe mu me mori era
-
Entela Tabaku – Sot
Shkrimtar: Entela Tabaku Recitues: Rozi Kostani Sot i nxora barkat ne rane si andrra te mberrime druni i lodhun u leshu u cliru gozhdash ne gezim u ca dhe plazhi u mbush me shkarpa ne mbramje i mblodha i ndeza i dogja ne rreth flaka u hap dhe une u ngroha
-
Bledi Trebicka – Lengata Binjake
Shkrimtar: Bledi Trebicka Recitues: Alfred Trebicka Ndonjëherë më duket sikur jemi lëngata binjake që flenë me të njëjtën psherëtimë . Ose,dua të besoj që nuk të bindet malli,as ty. Kur zgjohem, të gjej më të ndritshmen ndër yje, në anën e një largu, veshur me buzëqeshje. E shija jote më derdhet syve. Marr copëza ëndrre […]
-
Bledi Trebicka – Kur vonon jetes
Shkrimtar: Bledi Trebicka Recitues: Alfred Trebicka Kur je rritur netët i fle duke puthur gjinj të tjerë, ata që të magjepsin ndjesitë ndërsa gjiri nga ku pive qumështin kërkon të shpërthejë, prej meraku e dashurie por ti, nuk e kupton, nuk e sheh. Të ngjason me shpërndarësin e qumështit mbi rrugët e akullta që tërheq […]
-
Ndue Lazri – Pema e dashurisë
Shkrimtar: Ndue Lazri Recitues: Alfred Trebicka Në trungun e ashpër të viteve të mi, ku rrjedh lëng i njomësht i viteve të tua, ti çel lulebardhë pranverës si qershi, unë vjeshtës peshërëndë piqem si ftua. Kjo pemë në çdo stinë i çel lulet shpuzë, nektar u derdh frutave gjithë ëmbëlsi, e kuqja e qershive ty […]
-
Faruk Myrtaj – Vetem tri ore diell, dhe ne si ata
Shkrimtar: Faruk Myrtaj Recitues: Alfred Trebicka “Ata…”, i sollën aty ku ishim ne. “Si ndëshkim…”, tha dikush. Një herë të vetme u thanë këto dy fjalë. Pas njëzetë e dy vjetësh Ata u larguan nga aty, me dëshirën e tyre, ngaqë s’ishin më të padëshiruar. Edhe prej nesh, të Atyshmëve të asaj kohe, kanë ikur, […]
-
Flurans Ilia – Çast
Shkrimtar: Flurans Ilia Recitues: Alfred Trebicka Kur të deh aroma e tokës borërat nisin e shkrijnë Çfarë janë mungesat pas çastit në çelësin e solit ? Ndoshta nota muzikore për detin e munguar ? Tretja e dimrit brenda një filxhani të kaltërt Dhe këmba që rrëmon pak diell të shkrifëtuar
-
Flurans Ilia – Këtu
Shkrimtar: Flurans Ilia Recitues: Alfred Trebicka Murg i fjalëve ngele peng psherëtimë e asaj psherëtime merr frymë te të gjitha ritmet varrosja dhe zhvarrosja e shqisave në këtë pikë të gjithësisë Piketon aty të pakëtat shenja të pikësimit në lartësinë e duhur nga niveli i detit buzëve të Drinit liqeri dremit nën barkun e xixëllonjave […]
-
Arber Ahmeti – Ish të dashurave të mia, të dashura
Shkrimtar: Luan Rama Recitues: Alfred Trebicka Ua harrova emrat Mbiemrat ndoshta i keni ndryshuar tani Ua harrova edhe ngjyrën e syve Se ngjyrën e flokëve po se po Ka bojera tani dhe floktore kudo Ua harrova edhe adresat Se numra telefoni nuk kishit Facebook e facetime aq më pak Kishit përparëse shkolle e bishtaleca Fjongo, […]