Shkrimtar: Bledi Trebicka
Recitues: Alfred Trebicka
Ndonjëherë më duket
sikur jemi lëngata binjake
që flenë me të njëjtën psherëtimë .
Ose,dua të besoj
që nuk të bindet malli,as ty.
Kur zgjohem, të gjej
më të ndritshmen ndër yje,
në anën e një largu,
veshur me buzëqeshje.
E shija jote më derdhet syve.
Marr copëza ëndrre
nëpër duar,
dal udhëve të ftohta të mëngjesit
me të vetmen pikë të ngrohtë në kokë,
të thënën tënde
“Kemi të njëjtën nevojë
për dashuri…” ,
si shkëndijë për të ndezur
sërisht shpresën.
Më kanë dështuar të gjitha
përpjekjet
për të të urryer aftësinë,
të krijosh stuhi.
Puth acarët me buzët fshikur ,
pa mundur t’i shpjegoj dot vetes
udhën që zgjedh ti,
memece e bukur!!!