Shkrimtar: Bledi Trebicka
Recitues: Alfred Trebicka
Kur je rritur netët i fle
duke puthur gjinj të tjerë,
ata që të magjepsin ndjesitë
ndërsa gjiri nga ku pive qumështin
kërkon të shpërthejë,
prej meraku e dashurie
por ti, nuk e kupton, nuk e sheh.
Të ngjason
me shpërndarësin e qumështit
mbi rrugët e akullta
që tërheq mbi biçikletë
bekimin e jetës
dhe e çon portë më portë,
të sundojë tërë botën.
Ti, e parakalon me qesëndi
duke mohuar vitet
që të dhuroi mundi i saj,
e ngre stërkala udhës së veshtirë,
e nuk do t’ia dish për zemrën e vrarë.
Kjo ndodh deri ditën e pagëzimit
kur koha të thërret At’
dhe mes krahëve të rëndon pesha e gjakut.
Kthehesh duke e kërkuar,
por nuk mundesh ta gjesh
e lufton me brengën …
Gjysma e ikur,
me sytë mbetur tek ti
e gjysma tjeter thërret,
o nënë ku je?!!